Cila do të jetë e ardhmja e Jorginhos? Flet agjenti

Agjenti i Jorginhos ka bërë të qartë se lojtari nuk do t’i bashkohet Fenerbahces.

Gjiganti turk prej disa javësh ka shprehur interesim për italianin dhe është duke shpresuar ta mbyllte marrëveshjen para 15 shtatorit.

Sidoqoftë, agjenti Joao Santos ka konfirmuar se Jorginho vazhdon të jetë i fokusuar për të pasur sukses tek Arsenali.

“Jorginho është i fokusuar tek Arsenali, në Premier League dhe Ligën e Kampionëve”.

“Ai nuk do të shkojë te Fenerbahce”, deklaroi ai për “TMW”.