Aksident pranë Pogradecit, një automjet përplaset me trafikndarësen në fshatin Lin

Një tjetër aksident automobilistik është regjistruar në afërsi të qytetit të Pogradecit ditën e sotme.

Mësohet se një automjet është përplasur me trafikndarësen në afërsi të fshatit Lin.

Sakaq, raportohet se nuk ka të plagosur si pasojë e përplasjes, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje.