FOTO/ Aksident në aksin Korçë-Pogradec, raportohet për një të vdekur

Një aksident me pasojë vdekje është regjistruar  pasditen e sotme në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Sipas informacioneve të para mësohet se në aksident janë përfshirë një mjet dhe një motor e për pasojë drejtuesi i motorit ka ndërruar jetë në vend.

Sakaq shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje.