Lajm i keq për Southgate, humb edhe dy futbollistë për shkak dëmtimi

 

Lajm i keq për Southgate, humb edhe dy futbollistë për shkak dëmtimiLajm i keq për Southgate, humb edhe dy futbollistë për shkak dëmtimi
Lajm i keq për trajnerin e Anglisë, Gareth Southgate. Sulmuesi Jack Grealish dhe mbrojtësi Trent Alexander-Arnold nuk do të jenë në dispozicion në ndeshjet e ardhshme kualifikuese të Euro 2024 për shkak të dëmtimeve.

Lajmi është konfirmuar nge federate angleze, në komunikatën e së cilës shkruhej se dy lojtarët nuk do të jenë të gatshëm për sfidën kundër Ukrainës të vlefshme për kualifikueset e Europianit dhe për miqësoren kundër Skocisë.


Shtohen kështu dhimbjet e kokës për teknikun anglez, i cili duhet të bëjë edhe pa shërbimet e mbrojtësve Tyrone Mings, Reece James dhe Luke Shaw, të cilët do të mungojnë po për shkak dëmtimi. Ndërsa jashtë grumbullimit ka ngelur edhe sulmuesi i Chelsea-t, Raheem Sterling.