Befason Neymar: Në Botëror isha me Argjentinën

Në një intervistë për mikrofonat e Globo, Neymar i është rikthyer marrëdhënies me mikun dhe ish-kolegun e tij Lionel Messi.

Braziliani pati rastin të flasë për Botërorin e fituar nga Argjentina në Katar, duke pranuar se është gëzuar për Leon, më pas foli për aventurën e vështirë te PSG.

Për Kupën e Botës: “E kam mbështetur Argjentinën sepse isha shumë i lumtur për Messin, sepse ai i përjetoi të dyja anët e medaljes”, ka thënë sulmuesi i ri i Al Hilal.

“Ai shkoi në parajsë me kombëtaren e Argjentinës, fitoi gjithçka që mundi të fitonte. Ai meritonte një përfundim të karrierës në këtë nivel”.

Më pas për eksperiencën në Paris: “Ne jetuam ferrin te PSG, si unë ashtu edhe ai. Ne bëmë të pamundurën për të shkruar historinë e klubit, por fatkeqësisht nuk ia dolëm.

“Pastaj Leo meritonte më shumë, për atë që është dhe për atë që ishte. Në Paris ai u akuzua vazhdimisht, në mënyrë të padrejtë për mendimin tim”.