Sulme në Belgorod, raportohet për civilë të vrarë dhe të plagosur

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur si pasojë e bombardimeve në rajonin Belgorod të Rusisë, sipas një deklaratë të guvernatorit. Vyacheslav Gladkov tha në Telegram se një civil vdiq gjatë bombardimeve të vazhdueshme.

Civili, të cilin ai e quajti Leonid Aleksandrovich, thuhet se vdiq nga plagët para se të vinin mjekët. Një grua gjithashtu u plagos nga shpërthimi i minës, tha Gladkov. Ajo u dërgua në spital për të marrë mjekimin e nevojshëm.

Belgorod kufizohet me rajonin lindor të Ukrainës, Kharkiv, pjesë të të cilit janë të pushtuara nga forcat ruse.