Shtohen azilkërkuesit në BE, gjysmë milion kërkesa deri në qershor

Ndërsa qindra kalime të paligjshme emigrantësh njoftohen çdo ditë, më shumë se gjysmë milioni kërkesa për azil janë regjistruar në vendet e Europës deri në fund të qershorit.

Agjencia e azilit të BE ka publikuar të dhënat, sipas të cilave rezulton se numri I azilkërkuesve për gjysmën e parë të 2023 është 28% më I lartë se e njëta periudhë e një viti më parë.

Rrjedhimisht, numri i çështjeve në pritje të vendimeve është rritur gjithashtu me 34 %, vijon raporti, dhe si rezultat shumë vende të BE janë nën presion me përpunimin e aplikacioneve dhe mbrojtjen e njerëzve në nevojë.

Vec të tjerash, rreth 4 milionë ukrainas që ikin nga pushtimi rus, aktualisht përfitojnë nga Mbrojtja e Përkohshme në shtetet europiane.

Shumica e kërkesave për azil, 44%, janë dorëzuar nga shtetas të Sirisë, Afganistanit, Venezuelës, Turqisë dhe Kolumbisë dhe Gjermania vijon të jetë destinacioni më I kërkuar prej tyre, I pasuar nga Spanja dhe Franca

Aplikimet e nga Bregu I fildishtë u dyfishuan këtë periudhë , ndërsa aplikimet guine u rritën me 60% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Megjithatë, të marra së bashku, aplikimet nga këto dy kombësi ende përbëjnë vetëm 3,5 % të shifrës së përgjithshme. Franca historikisht, është prirur të marrë shumicën e këtyre kërkesave, por 6 mujori I fundit ka shënuar përqëndrim të madh të tyre në Itali, konkludojnë ekspertët e agjencisë së azilit të BE.