Kosova nis sot përgatitjet për duelin me Zvicrën

Kombëtarja e Kosovës sot padite do të nisë stërvitjet për ndeshjen me Zvicrën.

"Dardanët" dhe Zvicra do të përballen këtë të shtunë në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

Grumbullimi i Përfaqësueses "Dardane" ka nisur dje, teksa sot do të zhvillohet stërvitja e parë.

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës stërvitjen e parë  mban sot në orën 19:00 në Kampin Nacional në Hajvali.

Ndërkaq, stërvitja e paradites e Kombëtares U21, e programuar të zhvillohet në Obiliq, është zhvendosur në Kampin Nacional në Hajvali në orën 10:00, kurse stërvitja e pasdites do të bëhet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq, në orën 17:30.