Siguria në Butrint, Këlliçi ka disa pyetje për ministren Margariti: Kamerat e parkut si radarët e ushtrisë...
Ish kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës Belind Këlliçi ka postuar në faqen e tij në facebook një denoncim në lidhje me sigurinë në Parkun e Butrintit.
Ai i ka drejtuar një sërë pyetjesh në lidhje me atë se çfarë ndodh në këtë park ministres Margariti.
Postimi i plotë:
KAMERAT E PARKUT TË BUTRINTIT SI RADARËT E USHTRISË QË NATËN RRININ FIKUR E DITËN NDEZUR, KURSE NË PARK ATO S'PUNOJNË FARE, E JO SOT, POR PREJ KOHËSH.
Pas denoncimeve të shumta dhe verifikimeve gjithë këto ditë, rezulton se është e domosdoshme të flasim për veprimtarinë e Parkut të Butrintit, madje të bëhet dhe hetimi dhe inspektimi i paisjeve të biletarisë, inspektimi i aktivitetit dhe fondeve që shkojnë në këtë park.
Por nëse Margariti pretendon ndryshe, atëherë t'i përgjigjet publikisht pyetjeve:
- Prej sa kohësh nuk punojnë kamerat e parkut të Butrintit?
- Si monitorohet sistemi i biletarisë?
- Cilat janë paisjet që përdoren për aktivitetin e përditshëm?
- Cilët janë elementet e sigurisë të biletave dhe kontrollit të tyre?
- A punon sistemi i kalueseve dhe a vërteton ai vlefshmërinë e biletës në momentin e hyrjes?
- A raportohet elektronikisht nëpërmjet barkodit të biletës numri?
- Si përcaktohen dhe vërtetohen biletat me çmim 0?
- Si vërtetoni një biletë për invalidë, për studentë apo nxënës nën moshë?
- A keni të afishuar për të huaj dhe shqiptarë në Parkun e Butrintit që e Diela e fundit është pa pagesë?
- A e keni mbulimin me kamera në gjithë parkun për çdo eventualitet dhe a monitorini gjithë hapësirën?
- Si ruhet muzeu dhe a janë elementet e sigurisë të çertifikuar nëse ka?
- A ka raste ku një vepër është dëmtuar apo thyer dhe a është raportuar ose të jenë marrë masa?
- A keni kapur biletashitës në vjedhje dhe a i keni marrë masat sic i ka kodi punës dhe proçedura penale përkatëse?
- A keni marrë denoncime për këto shkelje dhe më parë, e si keni vepruar?
Pyetje këto që presin përgjigje zyrtarisht nga Ministrja Margariti.
Pas asamblit të këngës dhe valles sot, kuptohet.