Edhe pse e lidhur, Loredana habit me veprimin ndaj Mozzik

Ndërsa pak javë më parë konfirmoi lidhjen e re të dashurisë me futbollistin e Borussia Dortmund, Karim Adeyemi, Loredana së fundmi ka habitur fansat.

Ajo ka rikthyer në llogarinë e saj në Instagram fotografitë me ish-partnerin e saj, Mozzik.

Me një kërkim të lehtë në profilin e saj mund të shihni shumë prej imazheve që ajo kishte publikuar me Mozzik ndër vite.

Kujtojmë që Loredana dhe Mozzik ishin në një lidhje romantike për disa vite dhe bashkë kanë një vajzë, Hanën.

Përveç raportit të dashurisë, dyshja kanë bashkëpunuar në disa projekte muzikore që u kthyen në hite.