Berisha: Çmendet Ministria! 100 euro librat për vitin e parë gjimnaz!

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor Kryetari i Partisë Demokratike ka postuar në faqen e tij në facebook shqetësimin e një qytetari i cili denoncon faktin se librat e nxënësve te vitit të parë gjimnaz janë shumë të shtrenjta.

« Për vitin e parë gjimnazi shtetëror 100 euro librat.....Çfarë bëhet kështu....të rrish në Shqipëri është heroizëm me këto çmime dhe këto të ardhura », shkruan qytetari

Postimi i plotë :

Çmendet Ministria! 100 euro librat për vitin e parë gjimnaz!

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital.

Përshëndetje Doktor. Këta janë të çmendur dhe të pashpirt. Për vitin e parë gjimnazi shtetëror 100 euro librat.....Çfarë bëhet kështu....të rrish në Shqipëri është heroizëm me këto çmime dhe këto të ardhura.... FLM...