Gjirokastër/ Zjarri përfshin kullotën në Picar rrezikohen banesat

Një vatër zjarri është shfaqur rreth orës 16.00, të ditës së sotme, në një sipërfaqe kullote në periferi të fshatit Picar, Gjirokastër.

Të ndihmuara nga era dhe terreni i thatë flakët janë përhapur në një sipërfaqe të konsiderueshme të kullotës malore duke rrezikuar shtëpitë në rrethinat e fshatit.

Strukturat e Shërbimit Zjarrfikës, bashkisë si dhe banorët po ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit.

Lokalizimi flakëve bëhet i vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe malor. Përgjatë muajve të verës në Qarkun Gjirokastër u regjistruan vatra zjarri problematike, në pyje dhe kullota, ndërsa u proceduan penalisht autorët e dyshuar të këtyre zjarrvënieve, të cilët janë kryesisht barinjtë që përdorin sipërfaqet kullosore.