Gjendet i vdekur në jahtin e tij turisti gjerman në Vlorë
Gjendet pa shenja jete në jahtin e tij 42-vjeçari gjerman Michael Scherer.
Raportohet se trupi i viktimës është shoqëruar nga shërbimet drejt morgut.
Dyshohet se 42-vjeçari ka pësuar infarkt teksa gjendej në jahtin e tij në Vlorë.
Njoftimi:
Në Spitalin Rajonal Vlorë, ka mbritur pa shenja jete shtetasi gjerman M. S., 42 vjeç, banues në Gjermani, i cili ka qënë në një Jaht turistik. Nga veprimet e para rezulton se 42-vjeçari ka humbur jetën si pasojë e arrestit kardiak.
Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të dy rasteve.