Ronaldo feston golin e 850-të në karrierë

Cristiano Ronaldo të shtunën ka festuar golin e tij të 850-të në karrierë. Kjo pasi Al Nassr ka fituar  5-1 kundër Al-Hazm në Ligën Saudite Pro.

Ronaldo ka shënuar golin e tij të gjashtë në tri ndeshjet e tij të fundit dhe kundër Al-Hazm ka bërë dy asistime, skuadra ka regjistruar fitoren e tretë radhazi në ligë.

Ronaldo është golashënuesi më i mirë i ligës këtë sezon me gjashtë gola, një më shumë se ish-sulmuesi i Liverpool, Mane.

Në tabelë aktualisht Al Nassr gjendet vetëm katër pikë larg liderit Al Hilal.