Dhunoi ish-bashkëjetuesen së tij, arrestohet 50 vjeçari në Gjirokastër

Në prangat e policisë ka rënë një 50 vjeçar pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij në Gjirokastër. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme. 

Njoftimi i policisë/ Gjirokastër 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin K. R., 50 vjeç,banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij. 

- Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka kallëzuar një 74-vjeçare se shtetasi A. H. e ka ngacmuar seksualisht, në banesën e saj. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.