Kuvendi Balla-Brava/ Paloka: Vetëm Rakip Suli mungonte te ‘delegatët’

Deputeti demokrat, Edi Paloka reagoi në lidhje me të ashtuquajturin Kuvend Kombëtar të Lulzim Bashës.

Sipas tij, Kuvendi Balla-Basha është mbushur me ‘delegatë’ nga PS.

POSTIMI I PLOTË

“Kuvendi” B-B

Brava-Balla

Mjaftoi një kalim i kameras tek “delegatet” për të zbuluar që vetëm Rakip Suli mungonte nga administrata e bashkisë Kamëz.

Siç duket, atij ia ka caktuar Tao përgjegjësinë kryesore për të mbushur karriget e L.B me “delegatë”!