Berisha poston foton me Rugovën: Rama me porosi të Vuçiçit nuk lejon vendosjen e shtatores së tij

Kryetari demokrat, Sali Berisha, postoi sot një foto në krah të presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Krahas fotos, Berisha akuzon Edi Ramën se nuk lejon vendosjen e shtatores së tij.

“Miq, ju përshëndes sot me këtë foto me presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova, në shtëpine time, shkurt 1991!

Edi Rama me porosi të Vuçiç nuk lejon vendosjen e shtatores së tij në Tiranë,” shkruan Berisha.