Përfshihet nga zjarri banesa në katin e tretë të një pallati

Një banesë është përfshirë nga zjarri në katin e tretë të një pallati 5-katësh. Ngjarja ndodhi në lagjen “15 Tetori” në Fier.

Zjarri ka rënë në ambientet e kuzhinës ku fillimisht kanë marrë flakë aspiratori dhe soba duke alarmuar jo vetëm familjarët, por edhe banorët e zonës.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat zjarrfikese të cilat kane bere te mundur neutralizimin e flakeve.

Fatmiresisht nuk ka patur njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale.