Finiq, arrestohet kryetari i Partisë Socialiste, drejtor i Sigurimeve Shoqërore

Arrestohet Thoma Kallojeri, drejtori i Sigurimeve Shoqërore Sarandë dhe kryetar i Këshillit Bashkiak Finiq.

I arrestuari, 67-vjeçari Thoma Kallojeri është edhe Kryetar i Partisë Socialiste të Finiqit.

Kallojeri është arrestuar duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, me një sasi të lartë alkooli. Arrestimi është bërë nga efektivët e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, njoftoi Sarandaweb.