Vidhnin bizhuteri dhe sende me vlerë, arrestohen dy shqiptarë në Spanjë

Dy shqiptarë janë arrestuar në Barcelonë të Spanjës, pasi akuzohen për grabitje të pesë banesave. Kryesisht vidhnin bizhuteri dhe sende me vlerë.

Mediat spanjolle shkruajnë se shqiptarët e moshave 29 dhe 47 vjeç, pasi kryenin vjedhjet, largoheshin drejt një zone pyjore në Montgati, ku fshihnin veshjet dhe sendet e vjedhura. Sakaq ndryshonin targat e makinës, për të shmangur dyshime nga policia spanjolle.

Sakaq dy të arrestuarit ndodhen në paraburgim në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia spanjolle.