Sana Marin jep dorëheqjen si lidere e socialdemokratëve

Ish-kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, e cila humbi në zgjedhjet në prill, dha dorëheqjen të premten si kryetare e socialdemokratëve, pas katër vitesh në krye, shkruan Reuters.

Marin, e cila kishte shpallur synimin e saj për të dhënë dorëheqjen menjëherë pas humbjes në zgjedhje, ishte kryeministrja më e re në botë kur mori postin në vitin 2019 në moshën 34-vjeçare.

Ajo tërhoqi vëmendjen në mbarë globin dhe ndihmoi në ngritjen e profilit të Finlandës.