Gjithmonë e më pak hapësira për Asllanin, Inter blen një tjetër mesfushor

 

Kristjan Asllani duket se do të ketë edhe më pak hapësira tek Interi. Klubi zikaltër njoftoi sot blerjen nga Ajax të mesfushorit Davy Klaassen.

Holandezi ka firmosur një kontratë 1-vjeçare, me mundësinë për rinovim edhe një tjetër sezon. Mesfushori 30-vjeçar, i cili ka luajtur 280 ndeshje me Ajax, do të fitojë 1,5 milionë euro në sezon tek Interi.

Klassen do të jetë kështu mesfushori i shtatë i Interit, që do të thotë se Asllani, i cili në dy ndeshjet e para nuk ka luajtur asnjë minutë, do të ketë edhe më pak mundësi aktivizimi këtë sezon.