", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/September/01/auto_Screenshot_111693566368.jpg", "width": 900, "height": 615 } }

Policia e Vlorës: U vërtetua se 56-vjeçari u vra nga bombola e gazit

Policia e Vlorës e ka zbuluar më në fund shkakun e vdekjes së Dyrmish Gelluçajt, 56-vjeçarit nga fshati Selenicë, që mëngjesin e sotëm u vra nga një shpërthim në oborrin e shtëpisë së tij.

Pati dyshime se vdekja e tij mund të ishte shkaktuar jo vetëm nga shpërthimi i bombolës së gazit, por edhe nga ndonjë eksploziv i fshehur në oborr.

Por, pas hetimeve dhe provave, Policia njoftoi se “u dokumentua me prova ligjore se në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit D. G., ka shpëthyer bombola e një sobe të vogël me gaz.”

Policia tha se “si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, dhe nga eskpertët xhenierë, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, të cilët shkuan në vendngjarje menjëherë pas njoftimit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjes së raportuar në sallën operative të DVP Vlorë, rreth orës 6:15 të mëngjesit të sotëm.

Nga hetimet rezulton se mëngjesin e sotëm, në territorin e jashtëm të banesës së shtetasit D. G., 56 vjeç, ka shpërthyer një sobë e vogël me gaz. Nga shpërthimi është dëmtuar shtetasi D. G., i cili si pasojë ka humbur jetën, gjatë transportimit në spital.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.”