Algjeri/ Po udhëtonin me jet-ski, qëllohen për vdekje nga roja bregdetare dy turistë

Rojet bregdetare algjeriane thuhet se kanë qëlluar për vdekje dy turistë që po pushonin në Marok, të cilët kishin hyrë ujërat algjeriane me ski-jet e tyre.

Ata ishin mes katër shtetasve francezo-marokenë që ishin nisur me jet ski nga resorti maroken i Saidia. Njëri prej tyre u arrestua nga roja bregdetare që patrullonte kufirin e mbyllur të dy shteteve.

Të shtënat shkaktuan zemërim në Marok pasi një peshkatar postoi video të një trupi të pajetë që notonte në det.

Kufiri midis Algjerisë dhe Marokut u mbyll në vitin 1994. Algjeria akuzoi Marokun për akte armiqësore - një akuzë e refuzuar nga Rabati.