Një Tik Tok-ere e famshme! Zbulohet konkurrentja e parë e 'Love Island Albania'

"Love Island Albania” është programi më i ri që pritet të nisë në TV Klan më datën 3 shtator, në drejtimin e Luana Vjollcës. Një reality show gjigand dedikuar dashurisë, por nuk do të mungojnë as argëtimi, emocionet dhe surprizat.

Mbrëmjen e sotme faqja zyrtare e “Love Island Albania” ka zbuluar ekskluzivisht konkurrenten e parë që do të nisë rrugëtimin e saj të dashurisë,në vilën luksoze në jug të Shqipërisë. Ajo quhet Ilda.

Madje, Ilda është një influencer-e e njohur në Tik Tok, ku numëron mbi 89 mijë ndjekës, Siç duket, bukuroshes brune i pëlqen bota e televizionit dhe është “e etur” për sfidat që do ketë në nisje të spektaklit.