Në ditëlindjen e Loredanës, sytë na mbetën tek urimi në shqip i Adeyemi-t

Sot është dita e Loredanës. Reperja e njohur feston 28-vjetorin e lindjes. Urimet në këtë ditë për të kanë qenë të shumta, por sytë na mbetën nga ai i të dashurit të saj të ri.

Dhe sigurisht një i tillë nuk ka munguar. Karim Adeyemi ka ndarë një foto të tyren, ku krahas shkruan “Happy Birthday”. Për ta sheqerosur akoma më shumë ai e ka quajtur Loredanën “zemër” në shqip.

Dyshja tashmë prej një kohe po e jetojnë hapur marrëdhënien e tyre. Nga ana tjetër kujtojmë se Loredana është nënë e një vajze të quajtur Hana, frut i martesës së saj të parë me reperin Mozzik.