Plagosje me thikë në Shkodër

Një person është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se një person ka mbërritur me plagë në spitalin e Shkodrës.

Plagosja ka ndodhur në Bashkinë e Vaut të Dejës, por ende nuk dihet motivi i plagosjes. Policia bën me dije se ka arrestuar autorin.