Leonardo Bonucci do të nënshkruajë me Union Berlin

Merkato na rezervon një tjetër surprizë të papritur. I shtyrë nga Juventusi për t'u larguar, Leonardo Bonucci pritej të nënshkruante me Lazion. Por mbrojtësi 36-vjeçar italian ka vendosur të vazhdojë  karrierën në Gjermani!

Sky Italia zbulon se bardhezinjtë janë afër marrëveshjes me liderët aktualë të Bundesligës, Union Berlin , i cili së fundmi siguroi shërbimet e Kevin Volland dhe Lucas Tousart. 

Bonucci pritet të nënshkruajë një marrëveshje njëvjeçare me një vit shtesë si opsion.