VIDEO/ Mbështetësit e grushtit të shtetit parakalojnë liderin e tyre të ri
Oficerët e ushtrisë, që morën pushtetin pas një grusht shteti në Gabon, kanë emëruar gjeneralin Brice Oligui Nguema si liderin e ri tranzicional të vendit, raporton BBC.
Gjenerali Nguema u parakalua më herët në mënyrë triumfuese në rrugët e kryeqytetit Libreville nga trupat e tij.
Presidenti i rrëzuar, Ali Bongo është shfaqur në një video në shtëpinë e tij duke u bërë thirrje miqve të tij në të gjithë botën që të bëjnë zhurmë në emër të tij.
Gaboni, një ish-koloni franceze, është një nga prodhuesit kryesorë të naftës në Afrikë. Rrëzimi i presidentit Ali Bongo i jep fund sundimit 55-vjeçar të familjes së tij në këtë shtet afrikan.
Oficerët e policisë deklaruan të mërkurën se kanë marrë pushtetin dhe kanë anuluar rezultatet e zgjedhjeve të së shtunës, të cilat ishin deklaruar si të manipuluara nga opozita. Oficerët thanë se kanë arrestuar një nga djemtë e Bongo për tradhti.
Gjenerali Nguema tha për mediat franceze se popullit të Gabonit i ka ardhur në majë të hundës nga sundimi i Ali Bongos dhe se ai nuk duhej të garonte për një mandat të tretë.
Grushti i shtetit është dënuar nga OKB, Unioni Afrikan dhe Franca, e cila ka lidhje të ngushta me familjen Bongo.