ZYRTARE/ Nuk ia doli me Laçin në Superiore, sulmuesi shqiptar prezantohet te Crotone

Dardan Vuthaj është futbollisti më i ri i Crotones në Serinë C italian. Sulmuesi shqiptar ka firmosur një kontratë 1 vjeçare me klubin italian, me opsion rinovimin për një tjetër vit.

Futbollisti është prezantuar zyrtarisht nga klubi, teksa kalon nga ekipi i Foggias. “Jam këtu për ju”, ishin fjalët e para të Vuthajt me fanellën e Crotones, teksa shpreson që me skuadrën e re të ngjitet në Serinë B.

Vuthaj luan prej disa vitesh në Itali, kryesisht në kategoritë e ulëta, teksa ka bërë emër sidomos me skuadrat e Serisë C dhe D. Ai u kthye në një emër shumë të përmendur në Itali dy sezone më parë, kur shënoi 35 gola në Serinë D me Novarën. Disa vite më parë, ai provoi edhe të luante në kampionatin shqiptar duke iu bashkuar ekipit të Laçit, por pa shumë sukses pasi u largua pas vetëm një edicioni.