Oriola Marashi flet pa 'dorashka', modelja rrëfen për herë të parë vendimin me të vështirë që ka marrë

Oriola Marashi është një ndër modelet më të njohura shqiptare e cila “çmend” fansat me pozat e saj sensuale.

Bukuroshja ka arritur majet e suksesit ku ka zhvilluar profesionin e saj edhe jashta kufijve shqiptar, duke u bërë kështu një ndër modelet më të njohura të markës prestigjoze “Guess”.

Marashi është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku ndan me fansat momente nga jeta e saj personale ashtu edhe ajo profesionale.

Së fundmi ajo ka zhvilluar një bisedë në rrjetet sociale, ku një ndër fansat e ka pyetur për vendimin më të vështirë që ka marrë në jetën e saj.

Teksa postoi në InstaStory një video duke kënduar kur ka qenë në një moshë të vogël, Oriola ka rrëfyer për herë të parë se vështirësia më e madhe e saj ka qenë zgjedhja mes muzikës dhe modelingut.

“Të zgjidhja mes muzikës dhe modelingut.”– ka shkruar modelja.