", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/August/30/auto_0000000000oii000001693402548.jpg", "width": 900, "height": 479 } }

Kënga rap e 'Trump' e krijuar nga Inteligjenca Artificiale, në vend të dytë në iTunes

Një këngë e krijuar me ndihmën e Inteligjencës Artificiale  nga artisti Hi-Rez u ngjit në vendin e dytë të këngëve rap në iTunes, duke u dhënë mundësinë fansave dhe jo vetëm  të Donald Trump  të dëgjojnë ish-presidentin me disa nga frazat e tij më të njohura.

Teksti i këngës trajton tema që përfshijnë Trump, duke përfshirë foton e tij të publikuar së fundmi, fushatën e tij të rizgjedhjes dhe konkurrencën e tij me Presidentin Joe Biden.

Edhe pse kënga u krijua përmes inteligjencës artificiale, kjo nuk e pengoi atë të ngjitej në vendin e dytë në top listat hip-hop të iTunes dhe në vendin e 27 në përgjithësi.