Lukaku flet fjalët e para pasi iu bashkua Romës: Emocionuese që kaq shumë njerëz po më prisnin!

Romelo Lukaku ndodhet në kryeqytetin e Italisë, ndërsa sot pritet zyrtarizimi i tij te Roma.

Ndërsa ka mbërritur mbrëmjen e së martës në Romë, sulmuesi belg ka thënë dhe fjalët e para për mediet italiane, duke u shprehur se ndjehej shumë i lumtur me pritjen e tifozëve.

“Jam i lumtur, duke parë të gjithë këta njerëz ishte emocionues për mua, mezi pres të luaj”-deklaroi Lukaku.

Sulmuesi kaloi vizitat mjekësore me Romën dhe tashmë mungon vetëm zyrtarizmi i tij te “verdhekuqtë”.