Flakët në Parkun Kombëtar të Lurës, nisen menjëherë efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi njofton se pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien nën kontroll të flakëve në zonën e Parkut Kombëtar të Lurrës, janë nisur menjëherë Efektivë të Forcave Ajrore dhe helikopteri Cougar.

Ai shton se deri në këto momente nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë.

Postimi i plotë:

Efektivët e Forcës Ajrore dhe helikopteri Cougar janë nisur menjëherë për në Parkun Kombëtar të Lurës, pas kërkesës së autoriteteve vendore të Dibrës për vënien në kontroll të flakëve në këtë zonë. Situata është serioze për shkak të terrenit të vështirë dhe erës e cila ka favorizuar përhapjen e flakëve.

Deri në këtë moment nuk ka rrezik për banesat, ndërkohë po punohet me intensitet për neutralizimin e plotë.

Gatishmëri maksimale për të mbrojtur një pasuri kombëtare si parku i Lurës!