Tentoi të qëllojë me çifte qenin endacak/ Plagoset një person në Shkodër

Një person është proceduar penalisht në Shkodër pasi tentoi të vrasë qenin endacak, por aksidentalisht qëlloi një person.

Sipas policisë ngjarja është shënuar në fshatin Naraç të Vau i Dejës.

Ndër të tjera sipas njoftimit mësohet se personi i dëmtuar fatmirësisht nuk ka marrë plagë të rëndë dhe është larguar në banesë.

 “Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vau Dejes referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë 54 vjeçari, banues në fshatin Naraç, Vau i Dejës, sepse gjatë tentativës për të vrarë me armë gjahu, një kafshë endacake (qen), ka dëmtuar aksidentalisht, një shtetas, i cili pasi ka marrë ndihmë mjekësore, është larguar në banesë” informoi sot policia e Shkodrës.