Shfrytëzonte për prostitucion një 30-vjeçare, arrestohet greku në tentativë për t'u larguar përmes Kapshticës

Një 28 vjeçar nga Greqia është arrestuar në tentativë për tu larguar përmes Kapshticës. F.P 28 vjeç ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia. Procedohet penalisht edhe 30-vjeçarja për ushtrim të prostitucionit.

Njoftimi i policisë Durrës:

DVP Durrës

Finalizohet operacioni policor i koduar “Indicia”, si rezultat i një hetimi disajavor, me metoda proaktive.

Shfrytëzoi për prostitucion, një 30-vjeçare nga Greqia, kapet gjatë tentativës për t’u larguar përmes PKK Kapshticës, dhe vihet në pranga 28-vjeçari nga Greqia.

Procedohet penalisht 30-vjeçarja, për ushtrim të prostitucionit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme të DVP Durrës, pas një hetimi proaktiv, disajavor, të ndjekur në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, finalizuan operacionin policor të koduar “Indicia”.

Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Kapshticës, u kap gjatë tentativës për t’u larguar nga vendi ynë, shtetasi F. P., 28 vjeç, banues në Greqi.

Nga hetimet ka rezultuar se 28-vjeçari, gjatë këtij muaji, ka shfrytëzuar për prostitucion një 30-vjeçare nga Greqia, ndaj së cilës filloi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore dyshohet se një shtetas ende i paidentifikuar, i ka vjedhur 30-vjeçares, një shumë parash. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.