Kamioni pëson defekt në Llogara, bllokohet aksi rrugor

Llogara/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, në aksin rrugor “Vlorë-Llogara”, në vëndin e quajtur “Çesma”, ka mbetur në rrugë një kamion, për shkak se ka pësuar defekt. Për këtë arsye është bllokuar ky aks rrugor.

Shërbimet e Policisë vijojnë punën për normalizimin e trafikut dhe për zhbllokimin e rrugës.