Vijon beteja me flakët në Greqi, digjen mbi 800 mijë hektarë në Aleksandropoli

Evros në Greqi, prej 11 ditësh përballet me zjarret që kanë përfshirë vendin. Sipas të dhënave të fundit të publikuar në mediat greke bëhet me dije se sipërfaqja e djegur deri më tani në pyllin Evros, përfshirë zjarret në Aleksandropolis dhe Dadia i kalon 800,000 hektarë.

Në total janë 475 zjarrfikës, me 100 automjete dhe 16 grupe këmbësorësh të angazhuar për shuarjen e zjarreve në Evros e Rodopi, ndërsa 6 avioni dhe 4 helikopterë janë angazhuar nga ajri.