Zjarr në Pogradec, dëmtohen varrezat

Në Udënisht të Pogradecit ditën e sotme zjarri ka përfshirë varrezat e fshatit.

Menjëherë pas njoftimit në vendngjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe falë ndërhyrjes së tyre u bë e mundur shuarja e flakëve dhe mos lejimi i përhapjes së zjarrit në gjithë varrezën.

Ende është e paqartë nëse zjarri ishte i qëllimshëm nga dikush, apo qirinjtë që ndizen në varreza mund të jenë bërë shkak për  këtë zjarr. Në vendngjarje shkuan  edhe efektivë të policisë të cilët nisën hetimet mbi rastin dhe zbardhjen e rrethanave.