Zyrtare/ Vllaznia bën goditjen e radhës në merkato, klubi shkodran transferon sulmuesin brazilian

Vllaznia vijon me goditjet në merkato, teksa së fundmi ka prezantuar sulmuesin brazilian Bruno Gomes De Oliviera Conceiçao.

27 vjeçari vjen nga radhët e CD Nacional në Portugali, ndërkohë që karrierën e tij e ka nisur tek Estoril, ku ka luajtur për vetëm një sezon, përpara se të luante me Desportivo Aves në Portugali dhe me Modenën në Itali.

NJOFTIMI I KLUBIT:

KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se nga sot pjesë e tij është edhe futbollisti brazilian Bruno Gomes De Oliveira Conceição. Ai është 27 vjeç dhe luan në repartin e sulmit. Gomes vjen tek skuadra jonë pas dy sezoneve të fundit që ka luajtur në Portugali me ekipin CD Nacional”, shkruan klubi shkodran.