PS mbledh Asamblenë Kombëtare, ja kur do të zhvillohet takimi

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare. Mësohet se takimi do të zhvillohet më 4 shtator në orën 16:30. Mbledhja do të mbahet në kompleksin “Xibraku” në Tiranë.

Kujtojmë se në një intervistë të zhvilluar më herët, kryeministri Edi Rama i pyetur për ndryshimet në qeveri, u shpreh se do të duhet të pritet edhe pak deri në zhvillimin e mbledhjes Asamblesë Kombëtare.