Vdekja e Prigozhin e mbushur me mister, cilat janë ngjarjet e ndodhura mes grushtit të shtetit në Rusi dhe rrëzimit të avionit

Pas raportimeve për vdekjen në një incident ajror të kreut të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, kjo ngjarje vijon të jetë e mbushur plotë me mister, pas dyshimeve të shumta se pas saj fshihet presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Kjo pasi Prigozhin organizoi në qershor të këtij viti një rebelim të grupit mercenar kundër strukturave shtetërore në Rusi, i cili u ndërpre shpejt.

Sipas mediave të huaja, pikërisht dy muaj më vonë, avioni i biznesit të Prigozhin u rrëzua në një fushë në gjysmë të rrugës midis kryeqytetit të Rusisë që ai pothuajse pushtoi dhe Shën Petersburgut, ku u lajmërua edhe vdekja e tij.

Pas rebelimit, një hije misteri mbuloi Prigozhin, ku nuk ishte e qartë për raportet që ai po mbante me Kremlinin.

I hedhim një vështrim afatit kohor midis sfidës më të madhe ndaj sundimit 23-vjeçar të Vladimir Putin dhe vdekjes së supozuar të njeriut që e udhëhoqi atë.

24 qershor: Rebelimi përfundon në marrëveshjen e Lukashenkos

Prigozhin largohet nga qyteti Rostov-on-Don, de-fakto i kapur në rebelim dhe Kremlini njofton se ai do të “tërhiqet në Bjellorusi” në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga presidenti i vendit, Alexander Lukashenko.

25 qershor: ‘Përshëndetje të gjithëve’

Shërbimi për shtyp i liderit mercenar i thotë Associated Press se ai “u dërgon përshëndetje të gjithëve” dhe do t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve sapo të ketë “lidhjen e duhur”.

26 qershor: Prigozhin sfidues

Një deklaratë pozitive 11-minutëshe lëshohet nga bosi i Wagner që mbron rebelimin, duke tallur Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe duke e akuzuar atë për sulmimin e luftëtarëve të tij në Ukrainë.

27 qershor: Tensionet u ulën

Autoritetet ruse kanë hequr dorë nga një hetim penal për revoltën. Putin lë të kuptohet për një hetim mbi financat e Prigozhin.

Ndërkohë, një aeroplan që i përket shefit paraushtarak është parë në Bjellorusi dhe zoti Lukashenko thotë se Prigozhin ka mbërritur.

29 qershor: Putin takon Prigozhin

Dyshja takohen në Kremlin me 30 komandantë Ëagner, të cilët u zotuan për besnikëri ndaj presidentit rus, sipas zëdhënësit të Putinit më 10 korrik.

Wagner përfundon në Rusi

Gjatë ditëve të ardhshme, thuhet se është ngritur një kamp për luftëtarët e Wagner në Bjellorusi, ndërsa grupi njofton një ndalim të rekrutimit.

Në Rusi, kompania mediatike e Prigozhin, Patriot, është mbyllur dhe shumë prej mediave që zotëronte janë të bllokuara.

6 korrik: Prigozhin nuk ndodhet në Bjellorusi

“Prigozhin është në Shën Petersburg ose “ndoshta” në Moskë, jo në Bjellorusi”, thotë zoti Lukashenko.

Raportohet se paratë dhe pajisjet e sekuestruara gjatë kontrollit të policisë në pronën e Prigozhinit iu kthyen atij.

19 korrik: ‘Mirëserdhe në Bjellorusi’

Në kanalet Telegram që besohet se janë të lidhura me Wagnerin, pamjet e paqarta tregojnë një burrë që duket si Prigozhin duke mirëpritur disa burra në Bjellorusi për t’u stërvitur përpara se të nisej për në Afrikë.

27 korrik: Samiti Rusi-Afrikë

Imazhet e postuara në internet sugjerojnë se Prigizohin po merr pjesë në Samitin Rusi-Afrikë në Shën Petersburg.

21 gusht: Adresa e parë video që nga grushti i shtetit

Në një kanal tjetër Telgram, një video tregon Prigozhin duke tërhequr një pushkë ndërsa qëndronte në një fushë me pluhur, duke pretenduar se Wagner “po e bënte Rusinë edhe më të madhe në të gjitha kontinentet dhe Afrikën edhe më të lirë”.

23 gusht: Rrëzimi i avionit

Sipas komitetit hetues rus, avioni i Prigozhin u rrëzua, duke vrarë të 10 personat në bordin e avionit, përfshirë liderin mercenar.

Kremlini vazhdon të kundërshtojë pretendimet se Putin ishte pas vdekjes së tij.