Gjendet i vdekur një 39-vjeçar në Fushë Arrëz, detajet e para

Gjendet pa shenja jete në banesën e tij një person në Fushë Arrëz.

Policia bën me dije se rreth orës 14:30, në banesën e tij, në Fushë Arrëz, është gjetur pa shenja jete, shtetasi L. Z., 39 vjeç.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune.

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e shkakut të humbjes së jetës së këtij shtetasi.