Aksident në Fier, makina përplas biçikletën

 

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në lagjen “Liri Gero” në qytetin e Fierit.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka përplasur një person i cili ka qenë duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, i dëmtuari ka marrë lëndime në trup dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Fierit, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat e policisë dhe grupi hetimor, i cili po kryen te gjitha veprimet për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.