Debutim spektakolar për Lionel Messin edhe në MLS

Lionel Messi ka debutuar në mënyrë sensacionale edhe në MLS, pas atij në kupë.

Inter Miami triumfoi në udhëtim te New York Red Bulls me rezultat 2-0.

Golin e parë për Miamin e shënoi Domez, që u asistua nga Allwen në minutën e 37-të.

Messi ishte në bankën rezervë dhe u inkuadrua në ndeshje në minutën e 60-të.

Ndikimi i tij ishte tashmë i dukshëm, pasi ngjalli lojën e skuadrës së tij.

Derisa po përfudonte ndeshja, shtatë herë fituesi i Topit të Artë ia doli të dyfishonte epërsinë për skuadrën e tij.

Në minutën e 89-të, Messi u asistua nga Cremaschi, për rezultatin final 2-0.

Inter Miami ka filluar ngjitjen në tabelë, pasi ishte në vendin e fundit, ndërsa tani është në të 14-in me 21 pikë, ndërsa i duhet të pozicionohet së paku në vendin e nëntë për t’u kualifikuar në play-off, në mënyrë që të ketë shansin për titull, ndërsa deri atje e ndajnë 12 pikë.