Zjarri në fushën e plehrave në inceneratorin e Elbasanit, Berisha: Suksesi pasi vodhën 28 milionë euro

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas zjarrin që ka përfshirë fushën e mbetjeve pranë inceneratorit të Elbasanit.

Në statusin e tij në Facebook Berisha me tone ironizuese shprehet se tashmë pasi vodhi me sukses 28 mln euro, inceneratori është vënë në punë nga kryeministri Rama.

“Edi Rama vë në përdorim inceneratorin e Elbasanit! Bravo! Suksesi pasi vodhën 28 milionë euro!”, shkruan më tej Berisha.