", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/August/26/auto_jj1693069714.jpg", "width": 900, "height": 450 } }

VIDEO/ Mirlind Daku shënon, por Rubin Kazanit nuk i mjafton

Mirlind Daku arriti të shënojë një tjetër gol në Rusi me skuadrën e Rubin Kazanit, duke lënë gjurmë sërish.

Sulmuesi shqiptar realizojë kundër Dinamos së Moskës në fundin e pjesës së parë, aty ku ekzekutoi saktë një penallti në minutën e 46 të takimit.

Mirëpo goli i shënuar nga Daku shërbeu thjesht për statistikë për lojtarin, pasi Dinamo arriti të përmbyste rezultatin dhe në fund të fitonte 2-1.

Ky është goli i dytë i futbollistit “Dardan” për këtë sezon me Rubinin.