Shënohet goli i parë në edicionin e ri të Superligës

Të rikthyer këtë sezon në Superiore, Skënderbeu i Korçës ka arritur të realizojë golin e parë në edicionin e ri futbollistik në Shqipëri.

Në minutën e 59’, “Ujqërit e Dëborës” gjetën golin e avantazhit 1-0 në sfidën ndaj Egnatias, falë të sapo-futurit në fushë, Juri Merlim.

Futbollisti i skuadrës korçare arriti të driblojë këdo në zonë dhe me të djathtën dërgoi topin pas krahëve të Sherrit.