Aksident në rrugën e Lumit të Vlorës! Përmbyset kamioni në afërsi të fshatit Tërbaç

Një aksident ka ndodhur në rrugën e Lumit të Vlorës, një kamion është përmbysur në afërsi të fshatit Tërbaç.

Nuk dihet ende në qoftë se ka viktima apo të plagosur.

Po ashtu, dy makina janë përplasur në fshatin Kallarat dhe nuk dihet ende nëse ka të plagosur.

Kanë qenë kalimtarët që kanë njoftuar pak momente pasi kanë ndodhur si aksidente.