Rreth 22,000 tifozë në Garanteed Rate Field e ndoqën këtë ndeshje dhe ishte menduar të kishte një koncert në stadium pas ndeshjes. Megjithatë, organizatorët e anuluan për shkak të problemeve teknike.

Sa i përket ndeshjes, Chicago humbi 4-12 nga Oakland.

", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/August/26/auto_Screenshot_11693043084.png", "width": 900, "height": 609 } }

Policia nuk e kupton se çfarë ka ndodhur: Të shtëna në një stadium në SHBA, dy gra të plagosur

Mediat amerikane shkruajnë se në ndeshjen e bejsbollit në Chicago White Sox, dy spektatore janë plagosur me armë zjarri.

Sipas raportimeve, njëri ka mbetur i plagosur në këmbë dhe tjetri në stomak, ndërsa policia ende nuk mund të vërtetojë nëse gjuajtësi ka qenë brenda stadiumit apo plumbat kanë ardhur nga jashtë.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton se hetimet janë në vazhdim dhe se po kryhen në mënyrë aktive të gjitha veprimet hetimore për të vërtetuar se çfarë ka ndodhur saktësisht.

“Mendimet e klubit tonë White Sox janë me të plagosurit në këtë moment dhe ne i dëshirojmë shërim të shpejtë”, thuhet në një deklaratë të klubit.